“NJË BANANE NË DITË MBAN DOKTORIN LARG”/ Ja vlerat ushqyese të frutit në organizëm – AlpeGossip
“NJË BANANE NË DITË MBAN DOKTORIN LARG”/ Ja vlerat ushqyese të frutit në organizëm

“NJË BANANE NË DITË MBAN DOKTORIN LARG”/ Ja vlerat ushqyese të frutit në organizëm

Të gjithë e dimë se bananet janë shumë të shëndetshme, por pyetja është se çfarë i bëjnë ato në të vërtetë trupit tonë? Bananet janë burimi më i mirë i kaliumit dhe janë të pasura me shumë vlera të tjera ushqyese. Përveçse janë shumë të mira për shëndetin mund t’u ndihmojnë të humbni peshë. Më poshtë do të gjeni disa nga benefitet kryesore të bananeve.

1.Bananet janë të mira për shëndetin mendor. Ky frut është i pasur me triptofan, i cili më pas kthehet në serotonin. Zakonisht mungesa e kësaj të fundit në tru çon në depresion.

2.U ndihmon të humbni peshë. Bananet përmbajnë 3 gramë fibër dhe 100 kalori, prandaj janë një zgjedhje e shkëlqyer për ata që duan të humbasin peshë. U bën të ndiheni të ngopur dhe u ndihmon të kontrolloni dëshirën për ushqyerje.

3.Bananet forcojnë kockat. Ato ndihmojnë në rritjen e përthithjes së kalciumit dhe në këtë mënyrë i bëjnë dhe kockat tuaja më të forta.

Nëse konsumoni një banane në ditë do të merrni të gjithë vlerat ushqyese dhe fibrat e nevojshme.