NJË KONKURRENT I RI/ Kush është djali që ra në sy menjëherë në “Përputhen” – AlpeGossip
NJË KONKURRENT I RI/ Kush është djali që ra në sy menjëherë në “Përputhen”

NJË KONKURRENT I RI/ Kush është djali që ra në sy menjëherë në “Përputhen”

Një konkurrent i ri iu bashkua “Përputhen”. Ai quhet Atdheu, është 27 vjeç, nga Gjakova dhe prej vitesh ka jetuar në vende të ndryshme të Europës.

Atdheu tregoi me modesti se në Evropë ka punuar në ndërtim pasi siç u shpreh shqiptarët në këto shtete s’mund të bëhen shefa.

Atdheu i trazoi paksa ujërat në “Përputhen” dhe rrjeti po çmendet pas djalit bukurosh. Kjo shihet nga komentet e shumta të vajzave në faqjen e “Përputhen”. Shumica prej fansave e shohim Atdheu të përshtatshëm për Anën, konkurrentja e cila braktisi emisionin dhe u rikthye dy ditë më parë.

Për Anën, Atdheu tha se është një vajzë me zemër të madhe, duke iu referuar këtu gjestit që bëri duke prerë flokët, si ndihmë për vajzat që vuajnë nga kanceri.

Për Tean tha se është një vajzë e ëmbël, e bukur dhe e sjellshme. Ana Kaurin, e cilësoi si “mistrece Berati”, duke shtuar se këtë shprehje e ka dëgjuar shpesh në Shqipëri. Sindi në sytë e Atdheut është një vajzë e thjeshtë dhe pa eksperienca me meshkujt. Ndërsa për Melisën tha se e pëlqen pasi i duket si “vajzë e skandaleve”.