Sheqeri dhe limoni janë dy përbërës që janë përdorur gjithmonë për eleminimin e qimeve. Përzierja e tyre mund të krijojë një lloj paste natyrale që eliminon qimet dhe kryesisht ato nën sqetulla në mënyrë të shpejtë dhe pa dhimbje. Ne po ju japim recetën e përgatitjes së pastës, ndërsa ju mund të na falenderoni pasi ta keni provuar.
Çfarë ju duhet?
– ½ filxhani lëng limoni
– 1 filxhan sheqer
Si ta përgatisni?
Filloni duke shkrirë sheqerin në një enë të vjetër deri sa ai të karamelizohet. Më pas pak nga pak shtoni në të lëngun e limonit duke e përzierë vazhdimisht.
Pasi pastën ta keni kequr nga zjarri aplikojeni në zonën që doni të depiloni me ndihmën e një spatule. Që në përdorimin e parë do të vini re qime totalisht të hequra dhe lëkurë të butë.