Sa herë na ndodh të pendohemi pas një blerjeje? Lekë të shpenzuara kot dhe asnjë lloj kënaqësie brenda nesh. Tani na thoni pak, sa herë jeni betuar se që prej asaj dite do të bëni vetëm blerje të zgjara dhe s’do të harxhoni më paratë tuaja në gjëra pa vlerë. Në fakt, ka gjera për të cilat ja vlen të investosh, ashtu siç ka të tjera për të cilat nuk ja vlen.
Më poshtë janë listuar disa artikuj për të cilat mund edhe të kurseni nëse tregoheni të zgjuar.
1. Bluzat e bardha bazike
Bluzat e bardha janë gjëja e fundit në botë për të cilën duhet të shpenzoni para. Do të duken po njësoj nëse i kombinoni bukur me një varëse fine dhe një palë xhinse.
2. Syzet
Ndonëse materiali i tyre bën diferencën, shumë njerëz mendojnë se të investosh tek syzet e diellit është riskoze. Pse?
Sepse mund të gërvishten thjesht, mund të harrohen diku apo mund të të dalin nga qejfi.
3. Rroba banjot
Çfarë kuptimi ka të blesh një palë rrobe banjo 400 $ kur verën tjetër do të duash një palë të reja.
Mund të tregohemi racional duke shpenzuar në një palë të mira me një çmim të përballueshëm.
4. Bizhuteritë
Ka aksesorë për të cilët ja vlen të investosh, siç mund të jetë një unazë klasike apo një varëse floriri e punuar hollë. Gjithsesi nuk ja vlen të shpenzosh për trendet e aksesorëve që ndërrohen çdo javë.
5. Këpucët
Kjo në fakt na shokoi të gjithëve, por e vërteta është se jo të gjithë do të shpenzonin në këpucë të shtrenjta që kushtojnë mbi 200$.