“NUK E PRISNIM”/ Këngëtares shqiptare i grabisin shtëpinë (FOTO) – AlpeGossip
“NUK E PRISNIM”/ Këngëtares shqiptare i grabisin shtëpinë (FOTO)

“NUK E PRISNIM”/ Këngëtares shqiptare i grabisin shtëpinë (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu ka rënë pre e një grabitjeje.

Ngjarja raportohet nga portali “ShkodraNews”, sipas të cilit, shtëpia e këngëtares është vjedhur pa lënë gjurmë.

Fatmirësisht në momentin e grabitjes askush nga familjarët nuk ka qenë brenda, sepse familja e këngëtares jeton në Tiranë.

Hajdutët kanë marrë disa sende që kanë gjetur brenda dhe më pas janë larguar.

Grabitjet janë kthyer në një problem i madh në qytetin e shkodrës. Numri i tyre është në rritje gjithnjë e më shumë duke u kthyer në një situatë problematike.