NUK IU “NDAHET” SHPIRTI NGA KOSOVA/ Prindërit e Rita Orës për pushime në Prishtinë (FOTO) – AlpeGossip
NUK IU “NDAHET” SHPIRTI NGA KOSOVA/ Prindërit e Rita Orës për pushime në Prishtinë (FOTO)

NUK IU “NDAHET” SHPIRTI NGA KOSOVA/ Prindërit e Rita Orës për pushime në Prishtinë (FOTO)

Rita Ora, është njëra nga shqiptaret nga Kosova e shumta që po na bën të ndjehemi krenar kudo në botë.

Ajo pavarësisht agjendës së ngjeshur që ka, nuk përtoi që në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovë të mbaj një koncert madhështor në vendlindje.

Por, janë pikërisht dy prindërit e saj që për asnjë moment nuk kanë lënë pa i folur Ritës për vendlindjen dhe shqiptarët që e mbështesin atë.

Besnik Sahatçiu Ora dhe Vera Ora, dy prindërit e Ritës shumë shpesh vizitojnë Kosovën dhe vendet tjera shqiptare, duke treguar sa krenar janë me prejardhjen.

Ata këto ditë po qëndrojnë në Prishtinë, për çka ka njoftuar vet Besniku në një postim në Facebook.

Ai ka publikuar foto me Verën dhe shoqërinë e tyre duke shijuar ditët verore në Kosovë me mbishkrimin në gjuhën shqipe “Përshëndetje”.