NUK KISHTE KU TË SHKONTE/ Krusita pranon lidhjen e dashurisë me Kledi Bahitin? (VIDEO) – AlpeGossip
NUK KISHTE KU TË SHKONTE/ Krusita pranon lidhjen e dashurisë me Kledi Bahitin? (VIDEO)

NUK KISHTE KU TË SHKONTE/ Krusita pranon lidhjen e dashurisë me Kledi Bahitin? (VIDEO)

Gjatë konkurrimit në “Kënga Magjike”, ku u vlerësua edhe me çmimin “Best Artist to Invest”, këngëtarja Krusita u përfol se është në një lidhje dashurie me kompozitorin e këngës Kledi Bahiti. Ata shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit në provat e “Kënga Magjike”, çka solli dyshimet se zërat janë të vërtetë. Por në atë kohë, këngëtarja Krusita e hodhi poshtë lajmin duke u shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa marrëdhënie korrekte mes një kompozitori dhe këngëtarje.

Mirëpo, në emisionin “Pop Culture”, intervista e plotë e së cilës do të publikohet të shtunën, e pyetur nga moderatori Kelvi Kadilli nëse është në një lidhje, Krusita refuzoi të japë një përgjigje. Këngëtarja e kaloi duke buzëqeshur pyetjen, duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

Sakaq, në lidhje me karrierën në muzikë, ajo u shpreh se nuk do të jetë kopje e askujt, pasi ka dëshirë të krijojë emrin e saj. Bëni sytë katër, Krusita hodhi idenë se mund të vijë në një bashkëpunim me Flori Mumajesin

View this post on Instagram

Te shtunen @pop_culture_tch 15:45 🔥🔥

A post shared by KRUSITA (@krusita__) on