PARANDALO THARJEN DHE RRUDHAT/ Truke që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë – AlpeGossip
PARANDALO THARJEN DHE RRUDHAT/ Truke që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë

PARANDALO THARJEN DHE RRUDHAT/ Truke që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë

Kujt nuk i pëlqen një buzëkuq i ndezur? Ka shumë nuanca për të zgjedhur dhe për t’ia përshtatur look-ut të çdo dite edhe në dimër, por ka edhe shpeshherë një problem: tharje buzësh dhe rrudha. Për fat të mirë, ka disa mënyra për ta shmangur këtë.

Hapi 1: Përdor një esfoliant para se t’i lyesh buzët me buzëkuq. Duke përdorur një lip scrub do t’i kesh buzët të hidratuara, por edhe do të parandalosh çarjet e tyre.

Hapi 2: Përdor një lip liner. Kjo metodë jo vetëm që do të bëjë që ngjyra të qëndrojë më gjatë, por do të shërbejë edhe si një pengesë që ngjyra të mos futet në rrudhat e buzëve për të krijuar çarje.

Hapi 3: Përdor një lip primer. PrimRer-i mbush çdo rrudhë të krijuar në buzë dhe i bën ato më të buta.

Hapi 4: Mos i lyej shumë. Pasi t’i kesh lyer, thaji buzët mbi një copë letër në mënyrë që largosh buzëkuqin e tepërt.