PAS KOMENTIT PËR KANYE WEST/ Ariana Grande kërkon publikisht falje (FOTO) – AlpeGossip
PAS KOMENTIT PËR KANYE WEST/ Ariana Grande kërkon publikisht falje (FOTO)

PAS KOMENTIT PËR KANYE WEST/ Ariana Grande kërkon publikisht falje (FOTO)

Kanye West dhe Drake kanë nisur një luftë të fortë online prej ditësh dhe shumë diskutime janë bërë për ta. Ndër to ra në sy një koment nga Ariana Grande, e cila e përdori këtë debat për të promovuar këngën e saj ‘Thank you, next’.

Ky postim nuk u prit mirë nga reperi i cili nuk nguroi të shprehë irritimin e tij për këngëtaren. Duke njohur marrëdhënien e mirë që Ariana Grande ka me familjen Kardashian, reagimi i saj pritej. Me anë të një postimi të dytë në ‘Twitter’ ajo kërkoi falje për komentin, duke e cilësuar si të nxituar dhe pa qëllim të keq. “Me gjithë respektin, nuk kam nevojë të përdor askënd për të promovuar diçka. Po bëja vetëm një koment për atë që po bëjnë dy meshkuj dhe dy femra në të njëjtën kohë, gjë që tani e kuptoj, ishte e nxituar. Kërkoj falje, nuk ishte e qëllimshme dhe uroj të ndiheni mirë sot”,- u shpreh ajo.

Më tej Ariana shprehu edhe njëherë tjetër faktin që urren internetin dhe rrjetet sociale.