PAS MOMENTIT “MAGJIK”/ Ja ç’ndodh pasi përjetoni orgazmën – AlpeGossip
PAS MOMENTIT “MAGJIK”/ Ja ç’ndodh pasi përjetoni orgazmën

PAS MOMENTIT “MAGJIK”/ Ja ç’ndodh pasi përjetoni orgazmën

Orgazma. Ejakulimi. Kemi shumë terma për të, por kuptimi i të gjithave është vetëm një. Kënaqësia! Gjithsesi, sot jemi këtu për të folur për çfarë mund të ndodhë me ju dhe trupin tuaj pas momentit magjik. Orgazma mbaroi, u qetësuat. Po tani?

1. Mund të keni dhimbje koke.

Dhimbjet e kokës post-orgazme janë shumë normale si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt. Kjo është edhe më e ndjeshme tek njerëzit që vuajnë nga migrena. Dhimbja e kokës mund të vazhdojë vetëm disa minuyta, por ka gjasa të zgjasë edhe për ditë me radhë.

2. Mund ta gjeni veten duke qarë.

Krejt papritur ju qahet. Por pse ndodh kjo? Ekspertët ende nuk janë të sigurtë pse ndodh kjo, por gjithsesi nuk surprizohen. Gjatë seksit njeriu pëson ndryshime si fizike ashtu edhe psikologjike. Kjo mund t’ju ndodhë edhe nëse keni bërë seksin më të mirë të jetës, kështu që mos u shqetësoni.

3. Mund të ndiheni shumë euforikë!

Nuk është sekret që orgazmat të bëjnë të ndihesh shumë mirë. Për disa njerëz, ndjenjat pozitive të pas seksit janë në nivele edhe më të larta.

4. Mund të teshtini.

Ende nuk dihet çfarë lidhje ekziston mes teshtimës dhe orgazmës, por thuhet se mund të ketë të bëjë me sistemin nervor.

5. Dridhje të këmbëve

Shumë gra thonë se pasi kalojnë në orgazëm ndjejnë këmbët që i dridhen. Gjatë klimax-it,  i gjithë tensioni është i përqëndruar tek muskujt dhe jo vetëm tek ato rreth zonës gjenitale. Kur ky tension çlirohet, ndodhin kontraktime të tilla. Nëse ju ndodh, pini ujë dhe konsumoni një banane a jogurt.