Pasi u akuzua për mashtrim dhe e quajtën “të parritur dhe tekanjoze”, Almeda Abazi merr vendimin drastik (VIDEO) – AlpeGossip
Pasi u akuzua për mashtrim dhe e quajtën “të parritur dhe tekanjoze”, Almeda Abazi merr vendimin drastik (VIDEO)

Pasi u akuzua për mashtrim dhe e quajtën “të parritur dhe tekanjoze”, Almeda Abazi merr vendimin drastik (VIDEO)

Pas një statusi të publikuar në Instastory, modelja shqiptare Almeda Abazi ka qenë këto ditë në qendër të vëmendjes mediatike. Me këtë status ajo shpërtheu ndaj produksonit të “Dancing with the stars” pasi u detyrua të paguante shpenzimet ekstra në hotelin ku qëndroi për tre muaj, por edhe për faktin që bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman nuk mori mikpritjen e duhur.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Almedës erdhi edhe reagimi i produksionit të DWTS duke bërë publike faturat që kanë paguar për Almedën, hotelin ku ajo ka qëndruar, shpenzimet e ushqimit, rrogën dhe udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri.

Pas kësaj zhurme të madhe që u krijua midis dy palëve, ndaj Almedës shpërthyen komentet fyese të ndjekësve të saj në disa prej video-ve të publikuara nga ajo në Instagram, ku shfaqet duke kërcyer me Tolgahan-in në DWTS.

Nisur nga këto reagime ofenduese Almeda ka marrë sot një vendim drastik duke bllokuar komentet në video-n e saj të fundit ku shfaqet me Tolgahan-in gjatë një seti fotografik.