Pasi u nda nga i dashuri 14 vjet më i ri/ Kourtney Kardashian feston me ish-bashkëshortin (FOTO) – AlpeGossip
Pasi u nda nga i dashuri 14 vjet më i ri/  Kourtney Kardashian feston me ish-bashkëshortin (FOTO)

Pasi u nda nga i dashuri 14 vjet më i ri/ Kourtney Kardashian feston me ish-bashkëshortin (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme e vogla e familjes Kardashian, Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të 21-të. Familja i kishte rezervuar asaj një festë madhështore ku ishin të pranishëm shumë të ftuar.

I pranishëm në festë ishte edhe Scott Disick, ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian, e cila vetëm pak ditë më parë u nda nga i dashuri i saj 14-vjet më i ri, Younes Bendjima.

Mirëpo ajo që ra në sy ishte se gjatë gjithë mbrëmjes ishte Kourtney, e cila u pa të ishte në shoqërinë e ish-bashkëshortit të saj, Scott. Një veprim ky që tërhoqi edhe vëmendjen e motrave Kardashian, të cilat se përballuan dhe aq mirë.

illimisht ishte Khloe ajo që postoi një video të dyshes duke thënë se ëndërron t’i shohë bashkë.

Ndërsa Kim i filmoi teksa ata të dy po rrinin në tavolinë me celularë në dorë.

“Ah, si çift i martuar prej kohësh”, shkruante Kim krahas video-s.

Mesa duket mes tyre ka një kimi që është vënë re nga të gjithë, por shanset për t’u rikthyer së bashku janë shumë të pakta, për të mos thënë të pamundura.

“Scott nuk ekziston si mundësi as në horizont. Njerëzit që thonë se do të kthehen bashkë e kanë gabim”, mësohet të ketë thënë një burim për “Us Weekly”.

Scott prej disa kohësh është i lidhur me Sofia Richie,e cila për çudinë e të gjithëve nuk ishte e pranishme në festën e organizuar mbrëmjen e djeshme.

 

A girl can dream 💋#kourtneykardashian #scottdisick

A post shared by Khloe Kardashian (@khloesnapchats) on