Pasi u tha se Klea “i mori emisionin” moderatores, reagon producenti: Çdo ndryshim që ndodh do… – AlpeGossip
Pasi u tha se Klea “i mori emisionin” moderatores, reagon producenti: Çdo ndryshim që ndodh do…

Pasi u tha se Klea “i mori emisionin” moderatores, reagon producenti: Çdo ndryshim që ndodh do…

Anulim loje! Programi “Top of the Top”, për të cilin është shkruar disa muaj më parë do vijë së shpejti vetëm se siç dolën ca fjalë sot, jo me prezantuesen që u tha në llim. Mendohej se do të prezantohej nga Rina Abazi, moderatorja nga Kosova, njëherësh motra e Dren Abazit. Në atë kohë foli ekskluzivisht për “Revista Who Artan Korenica, producent i programit. Mirëpo tashmë thuhet se nuk do jetë Rina, por Klea Huta.

Blitz.al shkruan: “Bëhet fjalë për një projekt me producent fotogran e njohur Artan Korenica dhe moderatore, Klean. Fillimisht, u përfol se drejtimi i emisionit i ishte besuar motrës së Dren Abazit, Rina, por duket se frerët e programit do t’i ketë vetë Klea”.

Ndërkohë që në fotot profesionale që Emina Cunmulaj, si një prej të ftuarave ka bërë para disa muajsh për këtë program është etiketuar Rina dhe jo Klea. A thua të kenë nisur xhirimet me Rinën e të bëhen nga fillimi tashmë me Klean? Apo janë thjesht fjalë këto që dolën sot?

Të kontaktuar nga TiranaPost producenti Artan Korenica ka thënë se çdo ndryshim që do të ndodhë në këtë spektakël do të meret vesh nga Top Channel. Sipas tij ndryshimet duhet ti presim të ndodhin dhe pastaj t’i shohim. Po përderisa ka thënë “çdo” ndryshim, nuk është çudi që ato që po thuhen të jenë të vërteta.