PASIONET E DYFISHTA TË VIPAVE/ Nga Zaimina Vasjari tek Blendi Fevziu. Çfarë pëlqejnë më shumë të bëjnë – AlpeGossip
PASIONET E DYFISHTA TË VIPAVE/ Nga Zaimina Vasjari tek Blendi Fevziu. Çfarë pëlqejnë më shumë të bëjnë

PASIONET E DYFISHTA TË VIPAVE/ Nga Zaimina Vasjari tek Blendi Fevziu. Çfarë pëlqejnë më shumë të bëjnë

Pasioni për punën apo diçka tjetër është një motivim shumë i madh për të nisur ditën e për t’i bërë ballë sfidave të ndryshme që hasim në jetë.

Nëse njeriu nuk gjen diçka të cilën e bën me dëshirën më të madhe atëherë mund të themi se ai nuk arrin aspak objektivat e jetës.

E kështu logjikisht të pasurit dy a më shumë pasione të bëjnë një njeri të kompletuar i cili gjithnjë mundohet të vazhdojë para dhe të mos “mbërthehet” në anën e zymtë të jetës.

Në rastin e personazheve të famshëm të showbizit, ata nuk ngurojnë aspak që ti bëjnë publike pasionet e tyre të dyfishta, pra përkundër atyre me të cilët i njohim dhe i identifikojmë.

AlpeNews.al ju sjell disa raste kur personazhët e famshëm të ekranit kanë rrëfyer anë të tjera të tyre ku përfshijnë edhe pasionet e tjera krahas atyre primare:

Blendi Fevziu

Moderatori i njohur i “Opinion” ka treguar prej kohësh pasionin e tij të dytë për detin e zhytjen. Në një intervistë të realizuar pak kohë më parë ai është shprehur: Prej vitesh bëj zhytje. E shijoj shumë këtë sport, më pëlqen të njoh bukuritë dhe botën nënujore

Sidrit Bejleri

Këngëtari i njohur ka treguar se pasioni i tij është peshkimi dhe e shijon më së shumti atë.

Valbona Selimllari

Gjatë një intervistë ku ish missi shqiptar ishte e ftuar ajo rrëfeu pasionin e saj të dytë për pikturën “Piktura është një shprehje e një ndjesie të momentit dhe interpretimi është shumë personal” – u shpreh Valbona. Ajo tha gjithashtu se këtë  talent e kanë trashëguar edhe djemtë e saj

 

Aulona Musta

Shpeshherë e shohim Aulonën permës rrjeteve sociale të thotë se është e dashuruar pas palestrës dhe për asnjë shkak nuk mund të ndahet nga ajo. Madje moderatorja e njohur e “Thumb” gjen gjithnjë kohë për të, përpos familjes dhe punës.

Arbana Osmani

Krahas pasionit për televizonin, moderatorja e njohur ka gjetur kohën edhe për të shkruar receta gatimi të cilat i ka përmbledhur në një libër. Ky është pasioni i saj i dytë dhe librin me receta ja ka dedikuar të dashurve të saj.

Zaimina Vasjari

Këngëtarja e njohur mesa duket përveç muzikës është e apasionuar edhe pas arkitekturës e dekorit të shtëpive.