Një reklamë gjigande është shembur dhe ka përfunduar mbi kokat e kalimtarëve të rastit në një rrugë, duke plagosur pesë vetë.
Pamjet dramatike tregojnë kalimtarët e rastit që përfundojnë nën reklamën që shembet
Reklama gjashtë metra e gjatë besohet të jetë rrëzuar për shkak të erërave të forta.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe i dërguan në spital të lënduarit.
Sipas mjekëve, që të pesë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Incidenti ndodhi në provincën Guizhou, në pjesën jugperëndimore të Kinës.