PESË Ushqimet që duhet të konsumoni nëse keni frikë nga plakja – AlpeGossip
PESË Ushqimet që duhet të konsumoni nëse keni frikë nga plakja

PESË Ushqimet që duhet të konsumoni nëse keni frikë nga plakja

Më poshtë, jepen pesë ushqime fantastike që luftojnë plakjen, të cilat mund t’i konsumoni në mëngjes.

Lëngu i shegës

Nëse nuk e hani shegë, provoni të konsumoni lëngun e saj. Studimet tregojnë se një gotë lëng shege në ditë mund të ndihmojnë në reduktimin e rrudhave. Shega është një antioksidant i fuqishëm, por edhe parandalon sëmundjet e zemrës dhe lehtëson stresin.

Vezët

Shpesh vezët kritikohen për shkak të përmbajtjes së lartë të kolesterolit. Mirëpo studimet tregojnë se burrat dhe gratë e shëndetshme, që konsumojnë një vezë në ditë, nuk përjetojnë efekte negative në shëndet. Po ashtu, vezët përmbajnë vitaminat B, B1, B2, B3 dhe B5, kolinë, biotinë dhe acid folik. Kolina ka treguar efekte në përmirësimin e kujtesës, ndërsa dy proteinat e tjera – luteina dhe zeaksanthina – mbrojnë kundër humbjes së shikimit.

Çaji

Çajrat janë të pasura me antioksidantë që luftojnë plakjen. Mirëpo çaji jeshil është i pasur me antioksidantin e njohur si EGCG që ndihmon në luftimin e rrudhave dhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Çaji jeshil mund të mbrojë edhe kundër kancerit, duke kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të lidhur me kolitin.

Megjithëse të vogla, boronicat janë një paketë anti-plakje. Ato janë të pasura me polifenole dhe kërkimet sugjerojnë se një dietë e pasur me boronica jo vetëm përmirëson aftësitë motorike, por ndihmon edhe në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Tërshëra

Për vite me radhë, kërkimet kanë treguar një lidhje të fortë midis tërshërës dhe reduktimit të kolesterolit. Tërshëra është e pasur në fibra të tretshme që “e heqin qafe” kolesterolin “e keq”. Ajo është e pajisur me antioksidantë që luftojnë dëmtimin e qelizave. Po ashtu, ndihmon rigjenerimin e lëkurës dhe reduktimin e rrudhave.