“PRISJA ELGITIN TË MË PRISTE KRAHËT HAPUR”/ Klea Huta “del” jashtë kontrollit – AlpeGossip
“PRISJA ELGITIN TË MË PRISTE KRAHËT HAPUR”/ Klea Huta “del” jashtë kontrollit

“PRISJA ELGITIN TË MË PRISTE KRAHËT HAPUR”/ Klea Huta “del” jashtë kontrollit

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të bukur të showbiz-it shqiptar. Ata pëlqehen jo vetëm për artin që bëjnë, por dhe imazhin e ëmbël që kanë krijuar në ekran. Së fundmi, Klea ka publikuar në ‘Instastory’ një video të Elgitit, i cili shfaqet shumë i përqendruar në lojën që po luan me telefon. “Kur vini në shtëpi dhe prisni ta gjeni atë duke ju pritur, me ‘krahet hapur’, më e keqja, unë teshtiva dhe ai as nuk më tha ‘shëndet’. Kjo lojë po më bën të dal jashtë kontrollit. Ndihmë”, shkruan bukuroshja

Kujtojmë që Klea dhe Elgiti kanë vetëm pak kohë që kanë hapur akademinë e tyre, në të cilën ofrojnë mësime aktrimi dhe muzike.