PROBLEMI QË NA PREK TË GJITHË/ Si të parandaloni ngrirjen e tubave të ujit nga i ftohti – AlpeGossip
PROBLEMI QË NA PREK TË GJITHË/ Si të parandaloni ngrirjen e tubave të ujit nga i ftohti

PROBLEMI QË NA PREK TË GJITHË/ Si të parandaloni ngrirjen e tubave të ujit nga i ftohti

Një nga problemet që i prek thuajse të gjithë në dimër.

I ftohti, ngricat dhe temperaturat e ulëta përveç të tjerave dëmton edhe tubacionet e ujit duke i ngrirë deri në çarjen e tyre. Duhet thënë se vitin e kaluar kjo ishte një nga çështjet më të diskutuar në mediat sociale edhe tek ne.
Kjo është arsyeja pse duhen marrë masa për të parandaluar dëmtimin dhe ngrirjen e tubacioneve.
Ja hapat që duhet të ndërmerrni për të parandaluar tubacionet e ngrira:
1-Izoloni tubat e ekspozuara në natyrë me mbulesa, peshqirë, batanije.
2-Mbajeni termostatin në të njëjtën temperaturë si gjatë ditës dhe gjatë natës.
3-Zëvendësoni tubat që ju pikojnë me të rinj dhe mbroni çezmat e jashtme me mbulesa që të mos ngrijnë.