Pse një fund i ngushtë treçerekësh është i duhuri për sezonin e vjeshtës – AlpeGossip
Pse një fund i ngushtë treçerekësh është i duhuri për sezonin e vjeshtës

Pse një fund i ngushtë treçerekësh është i duhuri për sezonin e vjeshtës

Të ngushtë pas trupit, prerje e drejtë dhe mbi gju. Fundi i ngushtë treçereksh ka shumë fansa duke nisur me zyrtarët e punonjësit e zyrave, pedagogët dhe bibliotekarët tek-tuk. Porsi pulovrat e mbyllura, edhe fundi në fjalë ka anënë e tij sensuale. Mund të gjeni goxha prerje me të çarë në anë, apo bel të ulët.

Shumicën e rasteve ama, fundet e ngushtë treçerekësh duken seksi sepse personi që i vesh di t’i stilojë. Mund të frymëzoheni nga fundi i viteve ’90. Asokohe, fundit i ngushtë treçerekësh vishej me kanotjere të lirshme ose bluza të vogla busht.
Mund ta kombinoni me kanotjere të thjeshtë me rripa të hollë ose me golfe. Për sa i përket këpucëve, çdo gjë shkon: taka, atlete, sandale. Mund ta vishni në punë e nëpër takime.

Me pak fjalë, mos e anashkaloni.