“Pula” izraelite bëhet kurioze: Nuk kam qenë kurrë në Kosovë, shpresoj ta vizitoj… – AlpeGossip
“Pula” izraelite bëhet kurioze: Nuk kam qenë kurrë në Kosovë, shpresoj ta vizitoj…

“Pula” izraelite bëhet kurioze: Nuk kam qenë kurrë në Kosovë, shpresoj ta vizitoj…

Kosova ka shumë vite që nuk mund të jetë pjesë e spektaklit “Eurovision”, por e ndjek cdo vit, ndërkohë që shqiptarët shpresojnë që shpejt të jetë pjesë e saj.

Faqja “Eurovision Kosovo” i ka bërë një pyetje fitueses së këtij viti, Netta Barzilai duke e pyetur nëse do vizitojë Kosovën.

Nuk hezitoi të kthente përgjigje në rrjetin social Twitter, duke thënë: “Nuk kam qenë kurrë këtu! Shpresoj së shpejti”.

Kënga fituese titullohet “Toy” dhe i përket Izraelit. U komentua si Kënga e Pulës pasi fillon me ritme të tilla, dhe pse tematika është interesante sepse prek të gjithë rastet e abuzimit seksual ndaj femrave.