RRËFEHET KËNGËTARI SHQIPTAR/ Zbulon të vërtetat e Festivalit në RTSH: Më pyetën a e kisha gjetur mikun (VIDEO) – AlpeGossip
RRËFEHET KËNGËTARI SHQIPTAR/ Zbulon të vërtetat e Festivalit në RTSH: Më pyetën a e kisha gjetur mikun (VIDEO)

RRËFEHET KËNGËTARI SHQIPTAR/ Zbulon të vërtetat e Festivalit në RTSH: Më pyetën a e kisha gjetur mikun (VIDEO)

Këtë vit, shumë këngëtarë që kanë marrë pjesë në Festivalin e 57-të të RTSH-së kanë dalë të pakënaqur pas votimeve të jurisë. Mes tyre ka qenë edhe Aurel Thëllimi, i cili u skualifikua që në natën e parë.

Në një intervistë për emisionin Thumb në Abc News, Aureli është pyetur nga gazetarja nëse në këtë festival luhet miku apo leku, sicc rëndom ndodh tek ne.

“Para se të merrja pjesë më thanë a ke zënë dikë a ke marr dikë sepse këtu funksionon kështu. Mendova se këtë vit do të ishte ndryshe, pas Eugent Bushpepës që ka zë dhe është i talentuar mendova se do ishte ndryshe. Se bota ka vesh e sy e dëgjon nuk funksionon: kaloi tre dit e u harrua. Ne themi boll me këtë mënyrë mendojm se kemi vënë drejtues inteligjentë, po ku janë këta njerez inteligjent”.- ka thënë këngëtari.

Ndonse ai nuk e ka treguar këtë gjë në mënyrë të dretëpërdrejtë, në një farë mënyre ka pohuar se edhe festivali funksionon kështu. Gjithësesi deri më tani, asnjë këngëtar tjetër nuk ka folur për këtë cështje.