RRENGU MË FANTASTIK/ Dua Lipa i hyn e zhveshur në krevat prezantuesit të famshëm (VIDEO) – AlpeGossip
RRENGU MË FANTASTIK/ Dua Lipa i hyn e zhveshur në krevat prezantuesit të famshëm (VIDEO)

RRENGU MË FANTASTIK/ Dua Lipa i hyn e zhveshur në krevat prezantuesit të famshëm (VIDEO)

E kaluara e Jimmy Kimmel është e mbushur plot me surpriza nga yjet e muzikës pop si Rihanna, Miley Cyrus dhe Britney Spears dhe tani, ishte radha e shqiptares Dua Lipa t’i bashkohej listës së yjeve për t’i bërë prezantuesit një rreng në mes të natës.

Ishte bashkëshortja e tij, Molly McNearney, 40 vjeç, ajo që ndihmoi ekipin që të organizonte këtë rreng fantastik, ku këngëtarja 23-vjeçare të hynte në dhomën e gjumit të Kimmel.

Në klip, këngëtarja e hitit “One Kiss” dhe kërcimtarët e saj pushtuan shtëpinë e moderatorit në orën 12:24 pas mesnate.

“Më uroni fat”, thotë Dua, ndërsa çon ekipin e saj në dhomën e tij të gjumit ku Jimmy po flinte.

Ajo këndoi këngën “Elektricity” dhe kërceu mbi krevat ndërkohë që Jimmy bënte sehir. Në fund u shtri pas tij dhe e pyeti: Si t’u duk?

Pasi shijoi të gjithë performancën, Jimmy u kujtua se nuk e kishte gruan pranë vetes:

“Çfarë ndodhi me gruan time?”, tha ai.