RREZIKU NGA KONTRACEPTIVI ORAL/ Ja çfarë ndodh nëse e pini për një kohë të gjatë – AlpeGossip
RREZIKU NGA KONTRACEPTIVI ORAL/ Ja çfarë ndodh nëse e pini për një kohë të gjatë

RREZIKU NGA KONTRACEPTIVI ORAL/ Ja çfarë ndodh nëse e pini për një kohë të gjatë

Gratë të cilat marrin kontraceptivë për periudha të gjata kohore, mund të jenë duke dyfishuar shanset për tu prekur nga kanceri i gjirit. Një studim i gjerë i bërë me më shumë se 100.000 gra, tregon se kontraceptivët oralë që merren për vite me radhë rrezikojnë shanse më të larta për kancer gjiri se më parë.

Të tilla gra kanë më shumë se 26% shanse të jenë të rrezikuara, krahasuar me ato të cilat nuk e kanë përdorur kurrë më parë kontraceptivin.

E ndërsa gratë e moshës 30-40 vjeçare janë 58% më të rrezikuara krahasuar me të tjerat.

Sipas mjekëve, kontraceptivët që merren rregullisht për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara, janë përgjegjëse për 1 nga 20 raste të kancerit të gjirit. Ilaçi është forma më efektive e kontraceptivëve për gratë që duan një planifikim familjar, ose që nuk duan të kenë fëmijë.

Ndonëse gjithnjë është ditur që ky medikament ndikon në kancerin e gjirit, studimet e fundit paralajmërojnë gratë të bëjnë kujdes me zgjatjen e përdorimit të tyre.