Rrobat e banjës “Harry-Meghan” janë gjetja më gallatë e momentit! (FOTO) – AlpeGossip
Rrobat e banjës “Harry-Meghan” janë gjetja më gallatë e momentit! (FOTO)

Rrobat e banjës “Harry-Meghan” janë gjetja më gallatë e momentit! (FOTO)

Kush do ta mendonte që Princ Harry dhe princesha e ardhshme, Meghan Markle, do të stampoheshin në rrobat e banjës së grave? Epo ja që ndodhi dhe kjo gjetje s’mund të ishte më gallatë se kaq.

Emisioni i mëngjesit “This Morning” shkaktoi të qeshura pafund tek ndjekësit e tij, sapo në studio u shfaqën papritur 2 modele, që mbanin veshur trupore me fytyrën e çiftit mbretëror të stampuar.

Prezantuesit nuk mund ta mbanin të qeshurën dhe nisën të komentonin rrobat e banjës të çuditshme që ia behën papritur në emision. I njëjti reagim ka ardhur edhe nga teleshikuesit, që nisën të komentonin në Twitter.

Dikush do ta ndjekë me kërshëri dasmën e momentint, por kurrsesi nuk do të veshë truporen me mjekrën e Princ Harry-t të pozicionuar në një vend të tillë.