Sa publikë aq edhe të fshehtë! Ja cilët janë VIP-at, fëmijët e të cilëve nuk i njohim ende (FOTO) – AlpeGossip
Sa publikë aq edhe të fshehtë! Ja cilët janë VIP-at, fëmijët e të cilëve nuk i njohim ende (FOTO)

Sa publikë aq edhe të fshehtë! Ja cilët janë VIP-at, fëmijët e të cilëve nuk i njohim ende (FOTO)

Të mbash të fshehta në ditët e sotme duket sikur është një mision i pamundur, por jo për të gjithë. Disa nga personazhet më të njohur në Shqipëri kanë gjetur mënyrën si të mbajnë larg syve të medias personat më të rëndësishëm për ta, fëmijët. Shumë kanë përmendur si arsyen kryesore faktin që nuk duan t’i bëjnë fëmijët e tyre pjesë e mediave. Të tjerë duan që personat më të rëndësishëm t’i mbajnë vetëm për vete. Ndoshta janë supersticiozë, por kjo është zgjedhja e tyre. Shumë të talentuar dhe shumë të dashur për publikun, ja cilët janë personazhet, fëmijët e të cilëve janë ende të panjohur për ne.

Alketa Vejsiu

Tashmë nënë e dy fëmijëve, Nicol dhe Lionel. E lumtur pambarimisht siç shprehet ajo sa herë flet për ta dhe e vendosur për të mos i bërë publikë, deri në një moshë madhore kur ata do të jenë në gjendje të zgjedhin jetën e tyre.

Arbana Osmani

Ndër moderatoret më të dashura për publikun është Arbana Osmani. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj, Jon përpara dy vitesh. Pavarësisht se nuk i reziston tundimit për të publikuar momente nga përditshmëria pranë tij, ajo kujdeset që t’ia fshehë fytyrën.

Rudina Magjistari

Nënë e Mias tashmë 2 vjeç, të cilën asnjëherë nuk e ka shfaqur në media. E pyetur për këtë temë Rudina Magjistari ka deklaruar se do që ta mbajë vajzën larg mediave.

Aurela Gaçe

Nënë e dy vajzave Grace dhe Abigail. Aurela Gaçe na ka treguar për vajzën e madhe talentet e saj, ndërsa për të voglën ende asgjë. Ndoshta kur të rritet dhe pak do mundemi ta shohim edhe më të voglën e familjes.

Salsano Rrapi

Aktori shumë i njohur Salsano Rrapi është i martuar me Erjona Kakeli, një aktore e njohur e teatrit. Janë prindër të dy fëmijëve, që asnjëherë nuk i kanë bërë publikë.

Zajmina Vasjari

U bë nënë vetëm para disa javësh. Fotot e vajzës, Chloe nuk mungojnë, por në to nuk shfaqet imazhi i plotë. Siç ka deklaruar në intervistën ekskluzive për Revistawho.com, ajo nuk ka në plan ta shfaqë publikisht të bijën.