SË SHPEJTI/ Marina Vjollca ka gati emisionin e ri dhe do të jetë “BOMBË” (FOTO) – AlpeGossip
SË SHPEJTI/ Marina Vjollca ka gati emisionin e ri dhe do të jetë “BOMBË” (FOTO)

SË SHPEJTI/ Marina Vjollca ka gati emisionin e ri dhe do të jetë “BOMBË” (FOTO)

Ka kaluar thuajse një vit që nga dalja e fundit e moderatores Marina Vjollca në ekran, që prej përfundimit të spektaklit “C’est la vie”.

Megjithatë, fansat e Marinës nuk do të duhet të presin edhe shumë për ta parë bukuroshen sërish në televizion, sepse duket se ajo e ka gati projektin e saj më të ri. Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë motra e saj Luana, nëpërmjet një komenti në Instagram.

Teksa Marina i shpreh asaj gjithë krenarinë për suksesin që Luana ka pasur në spektaklin “Shiko kush luan”, e motra i komenton: “Mezi po pres për bombën tënde tani jetë!”

Pra emisioni i ri i Marinës, jo vetëm që do të vijë së shpejti, por do të jetë një bombë e vërtetë. Motrat e njohura nuk kanë dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me projektin e ri, por gjasat janë që Marinën do ta shohim sërish në ekranin e televizioni “Klan”, pjesë e të cilët ajo u bë me spektaklin “C’est la vie”.

Siç ka bërë të ditur disa kohë më parë “iconstyle.al”, Marina këtë sezon televiziv mungoi në ekran për shkak të një mospërmbushjeje të mudnshme të kërkesave të bashkëshortit të saj Getoar Selimi, i cili ishte propozuar të ishte pjesë e jurisë në “C’est la vie 2”.