Sfilata e fundit e shtëpisë italiane të modës Moschino ishte një shkarravinë kokë e këmbë. Të gjitha veshjet e koleksionit Pranverë-Verë 2019 ngjanin sikur sapo ishin printuar nga blloqet e skicave.
E gjithë ideja e stilistit Jeremy Scott ishte kjo: Të sillte në pasarelë modele që dukeshin sikur sapo kishin dalë nga këto blloqe.
Momenti kulminant i sfilatës ishte parakalimi i modeles me famë botërore Gigi Hadid, veshur me fustan nusëror dhe shoqëruar nga një tufë gjigande fluturash.
Të gjitha veshjet e koleksionit janë punuar në copa me printe skicash, gjë që paralajmëron se pranvera e vitit që vjen do ti dedikohet pikërisht këtyre printeve.
Sfilata e Moschino Pranverë-Verë 2019 u mbajt mbrëmjen e djeshme në Milano.