SI TA HIQNI MANIKYRIN NGA THONJTË PA ACETON/ Truk praktik i cili ka sukses gjithmonë – AlpeGossip
SI TA HIQNI MANIKYRIN NGA THONJTË PA ACETON/ Truk praktik i cili ka sukses gjithmonë

SI TA HIQNI MANIKYRIN NGA THONJTË PA ACETON/ Truk praktik i cili ka sukses gjithmonë

Sa herë jeni gjendur në situatë që të dëshironi ta hiqni llakun nga thonjtë, mirëpo nuk keni aceton?

Situata e tillë gjithsesi është në listën e një prej më të këqijave, aq më parë nëse keni për të shkuar në takim, bisedë për punë…

Mirëpo, në botën “Bëje vetë” ekzistojnë mrekulli dhe mënyra se si ta hiqni manikyrin e thonjve, madje edhe kur nuk keni asnjë pikë acetoni.

1. Llaku ngjyrë të errët për thonj

Vendosni një shtresë  manikyri ngjyrë të errët për thonj sipër manikyrit ekzistues dhe menjëherë hiqeni me fashë. Përsëriteni procedurën derisa të hiqni mbetjet e tij.

2. Pasta e dhëmbëve

Vendosni pastë të bardhë të dhëmbëve në secilin thua dhe fërkojeni me furçë.

3. Llaku për flokë

Spërkatni thonjtë me llak për flokë dhe sa më parë hiqni me ndihmën e pambukut. Këtë bëjeni shpejt, sepse llaku për flokë mund të shkaktojë edhe dëmtim të thonjve.

4. Parfumi

Njomeni pambukun me pak parfum dhe hiqni manikyrin e thonjve ashtu si me aceton.

5. Lëngu i limonit dhe uthulla

Kjo përzierje është eliminues natyral i manikyrit të thonjve. Përzieni një lugë të vogël lëng limoni dhe uthulle të bardhë . Pastaj thonjtë njomini në ujë të vakët 10 minuta dhe me pambuk të njomur fërkojini ato  derisa të eliminohet manikyri.