Si të ktheni një peshqir dushi në plazhi duke përdorur zbardhues (FOTO) – AlpeGossip
Si të ktheni një peshqir dushi në plazhi duke përdorur zbardhues (FOTO)

Si të ktheni një peshqir dushi në plazhi duke përdorur zbardhues (FOTO)

Ju pëlqen riciklimi? Atëherë jeni në vendin e duhur për të gjeneruar dhe provuar ide të reja. Këtë verë mos shpenzoni për të blerë një peshqir të ri plazhi, sepse mund ta bëni vetë, me një peshqir dushi dhe një zbardhues për bojën e stilolapsit. Ndiqni hapat një nga një dhe shihni galerinë e fotove.

Gjëra që ju duhen:

peshqir
karton
laps ose shkumës
thikë
ngjitës
Zbardhues korrektor formë xheli
një furçë e vogël
Hapat:

Hapi 1: Në karton vizatoni frazën që doni të shkruani në peshqir ose printojeni direkt nga kompjuteri.

Hapi 2: Përmes thikës biçak, prisni me kujdes pjesën e brendshme të shkronjave.

Hapi 3: Vendoseni skemën me shkronja në fund të peshqirit. Mos harroni pjesët e brendshme të o-së dhe e-së.

Hapi 4: Me anë të një ngjitësi fiksoni letrën tek peshqiri.

Hapi 5: Shtrydhni pak zbardhues në një tas të vogël. Zhysni furçën aty dhe mbushni me kujdes brendësinë e shkronjave. Lëreni zbardhuesin për të paktën 20 minuta. Nëse ka nevojë të riaplikohet, lëreni edhe për 20 minuta të tjera.

Hapi 6: Hiqni konturin prej letre dhe ta gëzoni peshqrin tuaj të ri!