“S’JAM E DENJË PËR ATË SKENË”/ Fifi bën deklaratën shokuese pak orë para spektaklit – AlpeGossip
“S’JAM E DENJË PËR ATË SKENË”/ Fifi bën deklaratën shokuese pak orë para spektaklit

“S’JAM E DENJË PËR ATË SKENË”/ Fifi bën deklaratën shokuese pak orë para spektaklit

Këtë edicion të 20-të të “Këngës Magjike”, këngëtarja Fifi ka sjellë një bashkëpunim me reperin e njohur Mc Kresha, të titulluar ‘Psikopatja jote’. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe theu rekorde klikimesh menjëherë sapo u publikua në Youtube.

Mirëpo, vetëm disa orë para spektaklit, ‘Panoramaplus’ raporton se Fifi është në stres për netët finale të “Këngës magjike”.

Gjatë intervistës nga Bora Zemani brenda Pallatit të Kongreseve, Fifi i ka habitur të gjithë kur ka deklaruar se nuk ndihej e denjë për atë skenë. Arsye për këtë është fakti që këngëtarja ka 20 kilogramë mbipeshë, gjë që nuk e lejon të ndihet mirë para publikut.