SOT KËNDON NË “KËNGA MAGJIKE”/ Erik Lloshi ka një arsye më shumë për të festuar (FOTO) – AlpeGossip
SOT KËNDON NË “KËNGA MAGJIKE”/ Erik Lloshi ka një arsye më shumë për të festuar (FOTO)

SOT KËNDON NË “KËNGA MAGJIKE”/ Erik Lloshi ka një arsye më shumë për të festuar (FOTO)

Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata e dytë e spektaklit më të madh të muzikës, ‘Kënga Magjike’. Përkrah artistëve të tjerë, sot do të ngjitet në skenë edhe këngëtari Erik Lloshi, i cili sot paska një arsye më shumë për të festuar. Eriku ka prezantuar të gjithë ndjekësit e tij në ‘Instagram’ me të ëmën dhe ka treguar se ajo ka ditëlindjen. Këngëtari ka shprehur gjithë dashurinë për të dhe ka thënë se ky është një motiv shumë i fortë për të dhënë më të mirën në skenë.

“Ku ka më bukur se ditën kur nëna ime ka ditëlindjen unë të këndojë tek ‘Kënga Magjike’. Edhe 100 vjeçe mam, të dua shumë. Një motiv më i fortë që unë të dal super sonte”, – ka shkruar këngëtari në foton përkrah të ëmës.

Erik Lloshi prezantohet në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Mos urre’.