STUDIMI I RI/ Tymosja e marijuanës plak trurin për thuajse 3 vjet – AlpeGossip
STUDIMI I RI/ Tymosja e marijuanës plak trurin për thuajse 3 vjet

STUDIMI I RI/ Tymosja e marijuanës plak trurin për thuajse 3 vjet

Të tymosësh kanabis plak trurin mesatarisht me tre vjet,  sipas një studimi të ri.

Marijuana u zbulua se e dëmtonte trurin duke e plakur deri në 2.8 vite, gjë që është më keq se çregullimi bipolar i mendjes apo problemet me hiperaktivitetin.

Truri i skizofrenëve plaket me një mesatare prej katër vjetësh.

Tymosja e kësaj bime tregoi gjithashtu se plak organet me 6 muaj, shton studimi.

Plakja e trurit ul gjithashtu edhe rrjedhjen e gjakut drejt organeve.

Autori që drejtoi studimin Dr. Daniel Amen, themelues i Amen Clinics, tha: “Zbulimi mbi abuzimin me kanabisin ishte veçanërisht i rëndësishëm, duke qenë se kultura jonë po nis ta shohë marijuanën si një substancë të padëmshme. Ky studim duhet të na frenojë nga përdorimi i saj.”

Ulja e qarkullimit të gjakut në tru, më parë është lidhur me dementian dhe goditjet në tru.

Kërkuesit analizuan 62.454 skanime të trurit nga 31.227 njerëz.

Skanimet u mblodhën gjatë pushimit dhe përqendrimit të trurit nga njerëzit me moshë nga nëntë muajsh deri në 105 vjeç, për të përcaktuar faktorët që kontribuojnë në plakjen e trurit.

Kërkuesit analizuan qarkullimin e gjakut në 128 rajone të trurit për të vendosur se sa të moshuar mendonin se ishin individët.

Sapo mësonin për moshën reale të individit, ata ishin në gjendje të masnin shkallën e përshpejtimit të plakjes.

Doktor George Perry, nga Universiteti i Teksasit, San Antonio, komentoi mbi kërkimin duke thënë: “Ky është një ndër studimet e para, bazuar mbi imazhet e popullsisë dhe këto studime të zgjeruara janë thelbësore për t’u përgjigjur se si të mbajmë strukturën e trurit dhe funksionimin e tij gjatë plakjes.”

Rezultatet gjithashtu sugjerojnë se çrregullimet shpejtojnë plakjen e trurit me 1 vit e gjysëm.

Zbulimet u publikuan në revistën ‘Alzheimer’s Disease’, (Sëmundja e Alcaimerit).