Pulovrat janë veshja më e përdorur e këtij sezoni dhe gjëja më e mirë dhe më e keqe e stinës së ftohtë. E mirë, sepse të mbrojnë nga i ftohti dhe e keqe, sepse mund të prishen, të tkurren nga larja. Sapo entuziazmohesh kur blen një pulovër të re, aq shumë mërzitesh pasi e ke larë dhe sheh se është kthyer në një bluzë fëmijësh.
Cila është zgjidhja për një pulovër që tashmë nuk e vesh më? Larja me dorë? E mërzitshme, kush ka kohë që ta bëjë këtë me të gjitha pulovrat?
Për momentin, mbaj mend që të mos i lash pulovrat më në lavatriҫe dhe për më tepër, me temperatura të larta.
Ndiq hapat e mëposhtme:
Mbush një enë (legen) me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë)
Shto detergjentin e rrobave.
Fut pulovrën dhe lëre atë të thithë të gjithë ujin.
Pas 20 minutash, kulloje ujin, po pa e shtrydhur.
Elimino ujin e tepërt, por pa e shtrydhur. Pasi të jetë kulluar plotësisht, përdor një peshqir për të thithur pjesën tjetër të ujit.
Përpiqu ta hapësh butësisht, duke treguar kujdes që të mos e dëmtosh në zona delikate. Nga dëshira për ta rikthyer në pozicionin e parë, mund ta zgjasësh më shumë ose edhe mund ta dëmtosh.
Mos ia tërhiq më shumë se duhet mëngët, aq më tepër nëse ka motive apo vrima nga modeli. Do të bëhen më të mëdha. Për ta tharë, lërë në teperaturë ambienti.
Dhe kujdes: larja vetëm me dorë!