TË 20-TAT E LORI HOXHËS/ Si e ka festuar trashëgimtarja e “Topit” ditëlindjen ndër vite (FOTO) – AlpeGossip
TË 20-TAT E LORI HOXHËS/ Si e ka festuar trashëgimtarja e “Topit” ditëlindjen ndër vite (FOTO)

TË 20-TAT E LORI HOXHËS/ Si e ka festuar trashëgimtarja e “Topit” ditëlindjen ndër vite (FOTO)

Lori Hoxha  është një ndër blogeret më të preferuara shqiptare.

Njekohësisht edhe trashëgimtarja e Top Channel, Lori asnjëherë nuk zhgënjen me stilin e saj.

Ajo frymëzon të gjitha ndjekëset e saj të cilat përbëjnë një numër të madh. Jeta private, udhëtimet e deri tek të ushqyerit  përbëjnë gjithnjë një objekt  për tu përfolur në rrjete sociale.

Çdo gjë që ka të bëjë me të , merr një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike.

Ditën e djeshme, bukuroshja festoi 25 vjetorin e përmes postimeve të saj u njohëm me tortën, dhuratën më të bukur që kishte marrë si dhe “outfitin” kushtuar kësaj dite. Sigurisht që për njerëzit ditëlindja është një event i rëndësishëm në jetën e tyre dhe gjithnjë mundohen ta kalojnë sa më bukur e nën shoqërinë e të dashurve të tyre, e kështu ka ndodhur edhe me Lorin.

Duke iu referuar kësaj dite të veçantë në jetën e Lorit, Alpenews.al ka vendosur t’ju rikthejë në vëmendje se si e ka festuar Lori vite më parë ditëlindjen:

25 vjetori i Lorit

Këtë vit ajo ka vendosur ta festojë në Londër ditëlindjen, në qytetin e saj të zemrës.

Gjithashtu e veçanta e kësaj ditëlindjeje qëndron tek urimi i Vis Bajraktarit, të dashurit të Lorit si dhe prezenca e nipit të saj London.

 

24 vjetori i Lorit

Në këtë vit Lori  mblodhi miqtë e saj më të mirë dhe disa të afërm për të festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ajo shkëlqente e veshur me një fustan “të artë” i cili ishte i shkurtër dhe i hapur në pjesën e gjoksit.

23 vjetori i Lori Hoxhës

Të hidhej me parashutë ishte një nga dëshirat e Lorit për 23 vjetor dhe blogerja sapo i mbushi fluturoi drejt vendit ekzotik ku realizoi dhe “fiksimin” e saj.

22 vjetori i Lori Hoxhës

Gjatë asaj kohe Lori e kishte mbyllur profilin e saj të Instagramit, por disa pamje rreth ditëlindjes i shpërndanë miqtë e saj.Ndër të ftuarit, bie në sy prezenca e Eno Popit, Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, vajza e ish-kryeprokuroit Theodhori Sollaku dhe e ish dashura e Ledri Vulës, Adela Sollaku, Ledion Liço, moderatori Ardit Roshi etj.