Jemi zyrtarisht në stinën e ftohtë dhe në këtë sezon nuk mund të ketë asnjë investim më të mirë për garderobën se sa një pallto apo xhaketë e ngrohtë. Markat e njohura të veshjeve kanë pasuruar koleksionet e tyre me pallto, xhupa, xhaketa ndër të cilat dominojnë ngjyrat dhe printet e shumëllojshme.
Kuadratet
Ky sezon duket se i dedikohet palltove me kuadrate. Pak retro dhe shumë shik në të njëjtën kohë. Mund të kombinohen me çfarëdolloj gjëje, mjafton të keni dëshirë për të eksperimentuar dhe të mos i vini kufi imagjinatës.
Leopardi
Nga fustanet me rripa spageti tek palltot e rënda leopard. 2018- a ka qenë përfundimisht viti i këtij printi!
Kuadratet skoceze
Nëse ka ndonjë print që nuk ka për të dalë kurrë nga moda në stinën e dimrit janë kuadratet skoceze. Xhupat dhe xhaketat e rënda kombinuar me printin në fjalë na kujtojnë gjithmonë ngrohtësinë e oxhakut, festat e fundvitit dhe rehatinë e shtëpisë.
Lëkura
Xhaketat e lëkurës nuk vdesin kurrë! Mjafton që edhe këtë vit të zgjidhni të preferuarën tuaj dhe kaq.
Xhupat
Ndërsa për partizanët e xhupave po këshillojmë vetëm diçka të fryrë. Printin, materialin dhe çdo gjë tjetër zgjidheni vetë. E rëndësishme është që këtë vit të hiqni dorë nga xhupat që tregojnë linjat dhe të rendni pas atyre oversized.