Aktoren e humorit Rudina Dembacaj, prej disa kohësh e kemi parë në rolin e moderatores në emisionin “Mos i fol shoferit”.
Mirëpo, Dembacajn së shpejti do ta shohim në një tjetër rol dhe tashmë duket se është rekrutuar nga televizioni “Klan”.
Siç kanë bërë të ditur moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në radion “NRG”, Dembacaj do të jetë çdo të hënë përkrah moderatores Alketa Vejsiu në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.
Sipas tyre, krahas të ftuarve që do të ndryshojnë çdo javë, emisioni do të ketë edhe personazhe fikse që do të ndihmojnë fëmijët të ngacmojnë personazhet e ftuar në studio. Një prej tyre duket se do të jetë edhe moderatorja e njohur.