Tërboi publikun me trupin seksi, Ronela Hajati i zbulon të dashurën balerinit shqiptar (VIDEO) - AlpeGossip
Tërboi publikun me trupin seksi, Ronela Hajati i zbulon të dashurën balerinit shqiptar (VIDEO)

Tërboi publikun me trupin seksi, Ronela Hajati i zbulon të dashurën balerinit shqiptar (VIDEO)

Ai është konsideruar si një ndër balerinët shqiptarë më seksi. Skenat erotike në klipe e spote publicitare me Ilda Bejlerin e Beatrix Ramosaj, tërbuan gjithë shqiptarët. Bëhet fjalë për balerinin Kris Dalipi, i cili u bë i njohur nga të gjithë me pjesëmarrjen e tij në spektaklin “Star Akademi”, së bashku me Graciano Taganin dhe Ana Likën.

Pjesëmarrja në këtë spektakël shërbeu si një ogur i mirë për karrierën e tij artistike dhe momentalisht ndodhet në Amerikë.

Së fundmi Kristi ka festuar ditëlindjen, ku e pranishme ka qenë edhe një ndër mikeshat e tij më të mira, Ronela Hajati. Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Ronela na ka zbuluar festën që është organizuar për ditëlindjen e balerinit të njohur, por edhe të dashurën e tij të re.

Në një ndër videot e publikuara Kristi shfaqet duke kërcyer me të dashurën e tij nën tinguj e këngës “Romantic” të këngëtarit shqiptar, Albert Stanaj.


Me sa shihet nga videot e publikura, e dashura e Kristit nuk është me origjinë shqiptare. Tiparet e saj ngjanë me një aziatike simpatike.