TRENDET E SEZNONIT/ Ja ngjyrat e toneve të syve që duhet të preferoni (FOTO) – AlpeGossip
TRENDET E SEZNONIT/ Ja ngjyrat e toneve të syve që duhet të preferoni (FOTO)

TRENDET E SEZNONIT/ Ja ngjyrat e toneve të syve që duhet të preferoni (FOTO)

Ja disa nga ngjyrat qe mund te zgjidhni për te realizuar një grim te bukur.
Ka shume sfumatura për sytë dhe një ngjyre game te pafundme ngjyrash gjë qe bëjnë te vështirë për ju zgjedhjen se çfarë te zgjidhni për te realizuar një grim te bukur dhe sigurisht i cili te jete ne trend. Mund te zgjidhni një ton sysh ne një nude e cila duket si zgjedhja me e thjeshte duke qene se ngjan bukur me çdo ngjyre lëkurë por shpesh ju pëlqen te luani dhe me ngjyra te tjera. Ja disa nga ngjyrat qe mund te zgjidhni për te realizuar një grim te bukur.

1. Grimi kaf pa dyshi qe toni i syve ne ngjyre kafe është shume i rëndësishëm dhe për me tepër përshtatet me te gjitha ngjyrat e lëkurave. Është ideal për te pasur një pamje shume natyrale çdo dite. Një tonalitet kaf i jep thellësi syve tuaj dhe i bën ato te duken me te mëdhenj. Për shembull nëse dëshironi një pamje me diskrete këshilla është te zgjidhni një ton kafe një ose dy nuanca me te erret se ngjyra juaj e lëkurës. Ose nëse dëshironi një grim “sy mace” mund ta shoqëroni me një vijëzim peneli. Ideja është te luani me sfumaturat e te njëjtën ngjyre dhe te krijoni kështu një grim te bukur.

2. Grimi i arte Është nder tonalitetet me te mira për tu përdorur ne një feste apo për ne mbrëmje. Qoftë toni i syve ne ngjyre te arte, bronz janë perfekt për krijimin e një grimi i cili arrin te dallohet nga te tjerët. Gjeja me e mire është se nuk keni aspak nevoje te keni një ngjyre lëkurë te çelur apo te erret për te mbajtur një grim te tille sepse ngjyra e arte u shkon te gjithave. Ka shume mënyra për te përdorur një ton sysh te arte ne grimin e syve. Mund te provoni një ton me shkëlqim metalik, te shkëlqyeshëm apo te mbushur tërësisht me xixa. Nëse dëshironi mund ta sfumoni me ngjyrën kafe apo te zeze por edhe me vishnje. Ndërsa ne buze këshilla është te preferoni një buzëkuq te kuq.

3. Grimi ngjyre pjeshke Është ideal për një grim shume romantik, natyral dhe femëror. Shpesh preferohet te kombinohet me veshje ne ngjyre pastel si për shembull ne ngjyre roze, boje qielli, lejla apo mente. Për sa i përket buzëve preferoni një shkëlqyes ne ngjyre roze apo një te kuqe korale te lehte apo një tonalitet portokalli.

4. Grimi lejla Një tjetër ngjyre toni sysh është dhe lejlaja. nuk ka aspak rëndësi se çfarë ngjyre janë sytë tuaj apo ngjyra e lëkurës sepse lejlaja është një ngjyre e bute, e ëmbël dhe shume e sofistikuar dhe përshtatet bukur me te gjithë profilet.