U ANKUA SA DESHI/ Në fund Bes Kallaku tha fjalët më të ëmbla për Ajkën – AlpeGossip
U ANKUA SA DESHI/ Në fund Bes Kallaku tha fjalët më të ëmbla për Ajkën

U ANKUA SA DESHI/ Në fund Bes Kallaku tha fjalët më të ëmbla për Ajkën

Bes Kallaku foli sot në “BE CAFFEE” për një nga eksperiencat më të veçanta të jetës së tij, atë të të qenit baba.

Ai rrëfeu për herë të parë sesi është të jetosh me një femër shtatzënë dhe vështirësitë që ka kaluar me bashkëshorten Xhensila Myrtezaj gjatë 9 muajve të shtatzënisë.

Bes Kallaku u shpreh shkurtimisht se jetesa me një grua shtatzënë, të grin për bukë. Ai tregoi disa histori kur mbetej pa ngrënë, vetëm për shkak të aromave të ushqimit që Xhensila nuk i duronte dot.

Në një rrëfim për të qeshur në emision, aktori i humorit tha se një grua shtatzënë është më e mirë me nuhatjen sesa një qen i stërvitur i policisë.

“Po iknim në Greqi me Xhensilën dhe ishim në kufi me makinë, kur ajo tha: Oo se çfarë po ha kjo makina këtej. S’vonoi dhe atë makinën e kapën me hashash. Edhe e kapën me skaner, se as qeni nuk nuhati gjë”, tha Besi duke bërë që salla të shpërthente në të qeshura.

Ai shtoi se Xhensila ka qenë shumë emocionale gjatë shtatzënisë: “A qan robi me Reis Çiçon”?

Pavarësisht vështirësive që kishte kaluar, Besi tha fjalët më prekëse për momentin kur u bë baba dhe mori në krahë të bijën e tij:

“Lumturia më e madhe e jetës, ekzistenca e Zotit provohet kur në duar mban atë engjëllin e vogël dhe thua, ia kam bërë hallall”.