U PARAQIT SI MELANIA TRUMP NË VIDEON E T.I/ Kërcënohet me vdekje aktorja e njohur – AlpeGossip
U PARAQIT SI MELANIA TRUMP NË VIDEON E T.I/ Kërcënohet me vdekje aktorja e njohur

U PARAQIT SI MELANIA TRUMP NË VIDEON E T.I/ Kërcënohet me vdekje aktorja e njohur

Videoja e një femre që i ngjante shumë Melanie Trumpit ka bërë bujë në media këto ditë dhe e ka shqetësuar zonjën e parë.

Sot Melanie Marden ka treguar për TMZ që jeta e saj është vënë në rrezik qëkur ka marrë pjesë në videon e reperit T.I.

Ajo luan rolin e zonjës së parë, Melania Trump në një video, ku është vallëzuese erotike e reperit T.I.
Edhe pse ajo nuk pendohet për asgjë, ka thënë që nuk i besohet se si njerëzit i marrin videot artistike kaq seriozisht, sa të kërcënojnë një aktore që veçse po mundohet të sigurojë jetesën dhe të ketë sukses.

Kujtojmë se video e publikuar në Twitter nga T.I. me tekstin “Unë nuk jam Kanye”, tregon presidentin e SHBA-së që sheh modelen teksa kërcen nudo mbi tryezë.Vajza shihet e veshur vetëm me një xhaketë “Zara”, që i ngjan asaj që Melania veshi në qershor në Texas.

Pas kësaj ishte zëdhënësja e Zonjës së Parë ajo e cila erdhi me reagim pas publikimit të videos turpëruese dhe kërkoi fshirjen e saj nga rrjeti social.

“Është fyese dhe e neveritshme që ta portretizojmë atë në këtë mënyrë vetëm për shkak të politikës. Këto sulme vulgare e rrisin ndarjen dhe paragjykimet në vendin tonë – ajo duhet të ndalet “