U SUPRIZUAM/ Aktorja e njohur fejohet dhe e zbulon në mënyrën më të veçantë (FOTO) – AlpeGossip
U SUPRIZUAM/ Aktorja e njohur fejohet dhe e zbulon në mënyrën më të veçantë (FOTO)

U SUPRIZUAM/ Aktorja e njohur fejohet dhe e zbulon në mënyrën më të veçantë (FOTO)

Meg Ryan është fejuar me John Mellencamp. Aktorja 56-vjeçare e cila ka qënë e lidhur me producentin muzikor për shtatë vite, njoftoi lajmin e ëmbël përmes një postimi në “Instagram”.

Përmes një vizatimi ku shfaqet një çift me duart e kapura, Ryan shkruajti: “E FEJUAR”.

Çifti u njoh me njëri-tjetrin në vitin 2011, e më pas u ndanë në vitin 2014. Pas disa muajsh, lidhen sërish në 2015 dhe ndahen prap. Në vitin 2017, u bashkuan dhe duket se gjërat po ecin mirë. Burime pranë çiftit janë shprehur se shkak për vështirësitë në lidhjen e tyre ishte distanca largët mes tyre që shkatërroi dashurinë mes çiftit.

“Ajo jeton në New York, ndërsa ai në Indiana. Kjo ishte arsyeja kryesore” – u shprehën burimet për “People”.

Mirëpo, e shkuar e harruar! Çifti ka vendosur të kalojë bashkë jetën dhe mezi pret të bëjnë dasmën.