VËMENDJE VAJZA/ “‘Peneli i copëtuar” mund të jetë fiksimi juaj i rradhës – AlpeGossip
VËMENDJE VAJZA/ “‘Peneli i copëtuar” mund të jetë fiksimi juaj i rradhës

VËMENDJE VAJZA/ “‘Peneli i copëtuar” mund të jetë fiksimi juaj i rradhës

Peneli duket se nuk ka në plan të dalë kurrë nga moda. Edhe nëse del është e sigurt që do të rikthehet brenda një kohe të shkurtër. Ia ndjemë nevojën sa herë duam të theksojmë më shumë syrin apo t`i japim atij një dimension tjetër. Aplikimi dhe realizimi i tij është një art më vete. Mund të realizohet në forma dhe madhësi të ndryshme, por e rëndësishme për ne është që maja të jetë perfekte.

Po sikur t`ju themi që trendi i ri i penelit nuk është më si peneli tradicional që jemi mësuar? Peneli i copëtuar është trendi i ri, i cili mund të jetë fiksimi juaj i radhës. Nëse ju pëlqen të eksperimentoni me grimin jemi të sigurt që do ta dashuroni. Lily Collins na i tregoi këtë trend, vitin e kaluar në tapetin e kuq të InStyle Awards. Makeup Artistja, Fiona Stiles e realizoi këtë penel duke e ndarë majën e penelit me një ‘shkop’ pambuku të lyer me hidratues. Ajo përdori të njëjtin mjet për ta bërë majën të duket më e mprehtë.

Kjo mënyrë e aplikimit të penelit u përqafua menjëherë nga një numër i madh vajzash dhe duket se po kthehet në një trend. Juve si ju duket? Do ta provonit?