JO ÇDO GJË QË SHKËLQEN ËSHTË FLORI/ Njihuni me 4 anët e errëta dhe negative të Binjakëve – AlpeGossip
JO ÇDO GJË QË SHKËLQEN ËSHTË FLORI/ Njihuni me 4 anët e errëta dhe negative të Binjakëve

JO ÇDO GJË QË SHKËLQEN ËSHTË FLORI/ Njihuni me 4 anët e errëta dhe negative të Binjakëve

Duke filluar nga dita e martës hyjmë zyrtarisht në sezonin e Binjakëve, një nga shenjat më altruiste, punëtore dhe ambicioze të zodiakut. Nuk është aspak e lehtë të përshkruash të lindurit në këtë shenje, pasi karakteri i tyre i ngjan një thike me dy presa.. e për fat të keq sot do ju zbulojmë anën e tyre më të errët.

1. Janë të paparashikueshëm: Është e vështirë të hamendësosh sesi mund të reagojnë Binjakët në situata të ndryshme, dhe për këtë duhet t’u vini fajin natyrës së tyre dualiste. Në varësi të gjendjes së tyre mund t’i prisni të gjitha. Janë të prirur drejt luhatjeve emocionale dhe shpesh përballen me konfliktet mes emocioneve dhe intelektit të tyre. Binjakët kanë një personalitet shumë kompleks dhe kontradiktor.

2. Janë konfuzë: Personaliteti kompleks i binjakëve mund t’i bëjë ata të ndjejnë dashuri dhe urrejtje në të njëjtën kohë. Kjo i bën ata konfuzë në lidhje me ndjenjat e tyre të vërteta. Kjo situatë i shqetëson vazhdimisht dhe i bën nervozë.

3. Janë sipërfaqësorë: Binjakët janë shenjë ajri dhe si një shenjë e tillë përfaqësojnë lëvizjen. Kanë nevojë gjithmonë për të bërë diçka të re, dhe çuditërisht përfundojnë duke u mërzitur shpejt me gjërat që janë duke bërë. E kanë të vështirë të jenë të fokusuar dhe të gjejnë drejtim në jetën e tyre, dhe shpesh duken sipërfaqësorë.

4. Janë hipokritë: E dinim prej kohësh që Binjakët janë shenja më e pavendosur dhe e dyzuar e horoskopit, por mesa duket të lindurit nga 21 maji deri më 21 qershor janë edhe më hipokritët sipas astrologëve. Personat që i përkasin kësaj shenje nuk janë kurrë të kënaqur me atë që kanë dhe kërkojnë gjithmonë e më shumë, por këtë e bëjnë duke u shtirur, mashtruar dhe gënjyer njerëzit që kanë pranë. Në përgjithësi flasin pas shpine dhe kur kapen me presh në duar, mundohen t’ju hedhin hi syve duke ju manipuluar.