KUR ARTI DHE HISTORIA NDËRTHUREN BASHKË/ Çantat dhe bizhuteritë më të bukura që keni parë (FOTO) – AlpeGossip
KUR ARTI DHE HISTORIA NDËRTHUREN BASHKË/ Çantat dhe bizhuteritë më të bukura që keni parë (FOTO)

KUR ARTI DHE HISTORIA NDËRTHUREN BASHKË/ Çantat dhe bizhuteritë më të bukura që keni parë (FOTO)

Me siguri keni dëgjuar për brand-in ‘Jawii’ që dallon mes çdo firme tjetër që prodhon dhe operon në Shqipëri dhe Kosovë. Në qendër të krijimeve të saj janë çantat dhe aksesorët, por prodhimet e këtij brand-i nuk janë si gjithë të tjerat. Krijuesi i tij, Xhavit Novolani është një nga djemtë më me stil që mund t’ju ketë rënë rasti të shikoni dhe gjithë pasionin për të bukurën e ka derdhur në krijimet e tij. ‘Jawii’ bashkëpunon me artizanë profesionistë dhe çdo gjë që ofrojnë është një dhe e vetme, e personalizuar vetëm për ju. Një klient i këtij brand-i do të jetë i sigurt se nuk do ketë një person që ka një çantë apo aksesorë të njëjtë me të dhe këtu garantohet të qenurit unik në çdo aspekt. Në një intervistë për Xhavit ka rrëfyer gjithçka për trendet e fundit dhe për të rejat që ka sjellë sezoni i ri përsa i përket çantave dhe aksesorëve. Ndërsa në fund ju njohim me Xhavitin, si drejtuesi më ‘cool’, i cili flet për jetën jashtë punës, por pranë familjes. Ndërsa për djemtë, ka edhe një këshillë që me siguri do ju vlejë shumë.

Çantat janë qendra e stilmeve tuaja. Na tregoni pak për koleksionin e ri që keni vendosur të sillni për sezonin e ardhshëm, përkatësisht atë të 2020-ës?

Çantat ‘JAWII’ në 2020-ën do jenë të shumëllojshme, por gjithmonë në edicion të limituar. Do ketë një mix të trendeve të vjetra dhe të reja me qëllim që të jemi sa më gjithëpërfshirës në mënyrë që secila femër, e çfarëdo moshe të gjejë veten tek koleksioni ynë.

Në fakt do kemi forma unike që do jenë të mëdha, minimaliste si dhe çanta beli. Nuk do mungojë çantat e shpinës si një nga ‘Must Have’ të viteve të fundit. Ashtu si edhe këtë vit, lëkura që do jetë shumë në modë dhe në 2020-ën është lëkura e gjarprit dhe e krokodilit e procesuar si dhe lëkura me printime.

Cilat janë ngjyrat më trend tek çantat aktualisht?

Ngjyrat më trend të momentit janë në përgjithësi ngjyrat pastel, por dhe ngjyrat e theksuara, me shumë dritë, që bien në sy dhe që arrijnë të dallojnë një grua nga turma. E kuqja me gjithë tonalitete e saj, ngjyra lejla, rozë apo gold janë disa nga prej tyre.

Po në sezonet e ardhshme çfarë ndryshimesh pritet të ketë?  

Një nga çantat risi për sezonin e ri do të jetë ‘double bagging’ që po vjen si nevojë e femrës moderne që kalon pjesën më të madhe të ditës mes punës, palestrës apo aperitivit dhe që ka nevojë jo më për një, por për 2 çanta. Për darken një nga risitë është çanta me stil ‘retro’, me lëkurë shumë cilësore, por me forma të thjeshta që po ta mendosh nuk dalin kurrë nga moda.

Forma më trend e çantave cila është? Po më e shitura ndër to?

Për momentin forma më trend është ajo drejtkëndëshe dhe katrore. Kjo e fundit është edhe ajo më e shitura për momentin.

Çfarë do t’i sugjeronit vajzave të reja që kanë një stil të thjeshtë dhe duan të kenë një çantë për përdorim të shpeshtë në përditshmëri?

Mua më pëlqejnë vajzat sportive dhe njëkohësisht elegante dhe shpesh ky kombinim perfekt është dhe falë çantës që ato mbajnë. Çanta tregon shumë për ne, tregon kush jemi. Unë do i sugjeroja këtyre vajzave një ‘totebag’ që është një çantë e madhe me lëkurë të butë dhe me formë të parregullt.

Na tregoni pak për bizhuteritë që ju prodhoni. Mesa dimë janë të gjitha të punuara me dorë nga artizanë të talentuar dhe profesionistë. Është e vështirë të gjeni personat e duhur në ditët e sotme, kur profesionistë duket se ka pak?

‘JAWII Rings & Accessories’ është linja e unazave dhe byzylykëve të dizenjuar nga unë dhe të realizuar tërësisht me dorë nga artizanë armenë, të cilët kanë një traditë shekullore në punimin e floririt dhe të argjendit. Këto prodhime, të cilat në fakt janë vepra të vërteta arti kanë forma unike dhe asnjë nuk i ngjan tjetrës. Në fakt këta artizanë punojnë akoma me metodat primitive dhe përpunimi i argjendit dhe i bronzit bëhet në mënyrë të tillë që klienti të ketë ndjesinë sikur mban në gisht nje unaze të punuar para 200 vitesh. Kjo është dhe veçantia dhe bukuria e këtyre aksesorëve që në ditët e sotme i hasim gjithnjë e më rrallë sepse dhe mjeshtrit që krijojnë këto vepra arti fatkeqësisht janë gjithnjë e më pak. Unë si një njeri i apasionuar pas unazave kam kërkuar për muaj të tërë të takoj një nga këto mjeshtra dhe pas shumë e shumë kërkimesh arrita të takoj një nga pasuesit e familjes, e cila ka krijuar stolitë më të bukura të disa prej Sulltanëve të Perandorisë Osmane. Në fakt unazat që unë krijoj kanë një stil shumë të veçantë dhe kërkojnë një punë shumë delikate dhe precize dhe vetëm një mjeshtër i vërtetë mund të ishte në gjendje të realizonte në perfeksion atë që unë kisha hedhur në letër.

Na tregoni pak për unazat që dizenjoni dhe materialet që zgjidhni. Përse publiku duhet të zgjedhë ‘Jawii Bags’?

‘JAWii’ është një brand me dizajn unik, stil dhe cilësi të standardeve të brand-eve botërore. Ajo që ne na dallon nga të tjerët është prodhimi jo masiv, por me edicion të limituar. Kush blen një çantë apo aksesor ‘Jawii’ është krenar dhe i sigurt që ajo që mban në krah është diçka e menduar, e dizejnuar dhe prodhuar vetëm për të.

Po tek bizhuteritë cilat janë trendet që mbizotërojnë, përsa i përket ngjyrës, madhësive dhe formës?

Unazat dhe byzylykët nuk kanë trende që ndryshojnë sipas stinëve. Janë siç thashë më lart, vepra arti që me kohën marrin akoma më shumë vlerë. Krijimet tona janë kryesisht me argjend dhe me gur natyral si turkuaz, rubyroth, onyx, mother of pearl dhe amber.

Si unazat ashtu dhe byzylykët ri interpretojnë pa kompromis elementet e rrokut, ikonografisë fetare dhe traditës popullore, kryesisht asaj ballkanike. Ato janë vepra me karakter dominues, të veçantë dhe mbi të gjitha super chic. Të gjitha këto vepra tërësisht artizanale realizohen një nga nja dhe si rrjedhojë të gjitha ndryshojnë nga njëra-tjetra. Pra me pak fjale janë Unike.

Le të flasim pak për ju, krijuesin e brand-it shqiptar që rritet çdo ditë. Na flisni pak për Xhavin që nuk njohim, atë jashtë punës, por pranë familjes? Si është Xhavi si baba dhe bashkëshort?

Jashtë punës unë jam një njeri shumë aktiv. Merrem me sport, udhëtoj, lexoj shumë dhe mundohem të gjej kohë si për familjen ashtu dhe për miqtë e mi që janë të shumtë si në Kosove edhe në Shqipëri. Në familje nuk jam bashkëshorti apo babai klasik. Shpesh më pëlqen që bashkë me djemtë e mi të “thyejmë rregullat” duke i lejuar ata të luajnë ‘playstation’ apo ndonjëherë të hanë ‘junk food’, gjë që atyre u pëlqen vërtetë shumë. Me pak fjale jam një baba sa tolerant aq dhe autoritar. Mundohem t’i jap lirinë të bëjnë zgjedhjet e tyre, por gjithmonë t’i monitoroj dhe t’u jap këshilla atëherë kur duhet.

Ju merreni edhe me sporte, cili është i preferuari juaj?

Është e vërtete që unë e dua shumë sportin. Kam rreth 20 vjet që merrem me artet marciale, por preferoj ‘Hapkido-n’ që është një miks artesh marciale me origjinë koreane.

A është ky një pasion dhe një mënyrë për të larguar mendjen nga ngarkesa e përditshme, apo frymëzim për të bërë më shumë?

Artet marciale janë  pjesë e rëndësishme e jetës time. Ato kanë ndikuar thellësisht në formimin e karakterit tim dhe qasjen me të bukurën. Falë sportit të mua janë kalitur fort cilësi si: vetëbesimi, disiplina, fokusi, rigoroziteti dhe tolerancë, pa të cilat nuk do isha artisti që jam sot.

Ju jeni padyshim një mashkull me shumë stil dhe kjo nuk reflektohet vetëm në punimet tuaja, por edhe në përditshmëri apo çdo dalje publike që keni. Na tregoni pak për stilin tuaj duke ndarë kështu me publikun edhe disa këshilla për të gjithë meshkujt që duan të duken mirë nëpërmjet zgjedhjeve tuaja?

Unë vij nga një familje ku mbizotëron seksi femër. Nëna dhe tezja ime, që kanë ndikuar shumë në edukimin tim kanë qenë gra shumë të bukura dhe janë kujdesur shumë për veten. Kurrë nuk kam parë asnjërën prej tyre qoftë dhe një herë pa make-up apo me flokë të çrregullta. Ato ishin gjithmonë perfekte dhe unë kam trashëguar prej tyre nja sens të fortë estetik.

Stili është një mënyrë të jetuari, një mënyrë për të parë botën dhe për të komunikuar me të. Kush ka stilin e tij nuk interesohet për opinionin e të tjerëve, për atë që është trend apo jo, përkundrazi është ai vetë që krijon trende. Një burrë me stil thjesht ka një koncept personal mbi të bukurën, mbi dizajnin apo mbi veshjet apo aksesorët në përgjithësi dhe e interpreton atë sipas mënyrës së tij. E vetmja këshillë që do i jepja publikut mashkullor shqiptar është: Guxoni të dilni nga skemat. Kini kurajën të krijoni stilin tuaj dhe mos jini skllevër të markave. Përveçse do harxhoni shumë para do dukeni të gjithë njësoj