Pasi u përfol për ndarjen nga i dashuri/ Roza Lati befason me veprimin e saj për të (FOTO) – AlpeGossip
Pasi u përfol për ndarjen nga i dashuri/ Roza Lati befason me veprimin e saj për të (FOTO)

Pasi u përfol për ndarjen nga i dashuri/ Roza Lati befason me veprimin e saj për të (FOTO)

Roza Lati është një nga moderatoret më të përfolura shqiptare, e cila shpeshherë provokon me postimet e saj në rrjete sociale. Si një prej vajzave më të njohura të showbiz-it shqiptar ajo është komentuar disa here edhe për lidhjet e dashurisë. Vetëm para pak muajve ajo postoi në Instastory foto duke u puthur me një djalë, por më pas e mohoi duke thënë se nuk ishte i dashuri.

Pavarësisht se ajo nuk e ka pranuar kurrë hapur, burime pranë “Iconstyle.al” kanë zbuluar se moderatorja ishte në lidhje me Arbër Treskun, djalin nga Mirdita, i njohur edhe për jetën e tij të luksit.

Megjithatë Roza në një intervistë sëfundmi tek “Rudina” kur u pyet për lidhjen e dashurisë dhe pushimet, la të kuptohej se ishte ndarë dhe tashmë ishte vetëm.

“Në Ulqin jam nisur pa plan. Isha mërzitur me ca gjallesa të vogla nëpër këmbë” – u shpreh ajo duke na lënë të kuptojmë që po fliste për të dashurin.

Por vetëm pak orë më parë Roza ka ndërruar foton e profilit në Instagram dhe ka vendosur atë të të dashurit. Mbase me këtë veprim moderatorja simpatike ka dashur të tregojë se është rikthyer sërish me të dashurin.