SHTATZËNË ME FËMIJËNE PARË/ Orgesa Zaimi kujton një nga momentet më të bukura në jetë – AlpeGossip
SHTATZËNË ME FËMIJËNE PARË/ Orgesa Zaimi kujton një nga momentet më të bukura në jetë

SHTATZËNË ME FËMIJËNE PARË/ Orgesa Zaimi kujton një nga momentet më të bukura në jetë

Ditën e sotme ekrani i ka sjellë në mendje Orgesa Zaimit një nga kujtimet më të bukura dhe e ka bërë nostalgjike. Këngëtarja e njohur ka parë një nga performancat e saj në “Summer Fest” në 2012, kohë në të cilën ka qenë shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Orgesa shfaqet më barkun e rrumbullakosur, veshur me një fustan blu dhe me disa kilogramë më tepër për shkak të shtatzënisë. Ky kujtim duket se e ka bërë më të bukur ditën e këngëtares dhe prandaj ajo nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë. “Summer Fest 2012. Shtatzënë me Borushin. Sa kujtim i bukur”, – ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.

Tani Orgesa është nënë e dy fëmijëve, Borës dhe Kronit, 6 dhe 3 vjeç.