Fillim i ri, tatuazhe të reja/ Zayn Malik po nis punimet për të …(FOTO) – AlpeGossip
Fillim i ri, tatuazhe të reja/  Zayn Malik po nis punimet për të …(FOTO)

Fillim i ri, tatuazhe të reja/ Zayn Malik po nis punimet për të …(FOTO)

Pas ndarjes, mos këngëtari po nis punimet për të fshehur tatuazhin?

Më 13 mars mori dhenë lajmi se Zayn Malik dhe Gigi Hadid, pas rreth dy viteve bashkë i kishin dhënë fund lidhjes.

Ndarja erdhi krejt papritur, ndërkohë që dyshja dukej mirë e bukur bashkë.

Përherë të buzëqeshur në daljet publike, përherë dorë për dorë. Të gjithë u siguruan për dashurinë dhe jetëgjatësine e tyre, sidomos kur u pa se Zayn kishte tatuazhuar sytë e Gigi- t në gjoksin e tij.

Dhe ju e dini si funksionon, kur ai bën tatuazh për ty, kjo është një gur prove se gjërat janë serioze.Tani që marrëdhënia mori fund, të gjithë pyetën veten: Po me tatuazhin çdo të bëjë?

Si pas çdo ndarjeje, nisin ndryshimet e reja. Dikush zgjedh të presë flokët, dikush të mbajë akoma më shumë veten, e dikush si Zayn ia nis me disa tatuazhe të reja.

Ai postoi dy foto ku në njërën shfaqej me një trëndafil pas qafe dhe në tjetrën ku tatuazhatorja po punonte ende. Sytë e Gigi-t ishin akoma aty, por ne ua kemi frikën. Mbase s’do të qëndrojnë dhe për shumë gjatë, Zayn do të dijë si t’i mbulojë.

Kjo nisur dhe nga fakti që nuk është hera e parë që Zayn bën të tilla dedikime. Njësoj veproi dhe me ish- in, Perrie Edwards, por më pas e mbuloi tatuazhin.