“VASKËN E DOJA ME UJË DHE SHKUMË”/ Monika komenton festën e “çmendur” të ditëlindjes: Asnjë nuk bëri foto mbi… – AlpeGossip
“VASKËN E DOJA ME UJË DHE SHKUMË”/ Monika komenton festën e “çmendur” të ditëlindjes: Asnjë nuk bëri foto mbi…

“VASKËN E DOJA ME UJË DHE SHKUMË”/ Monika komenton festën e “çmendur” të ditëlindjes: Asnjë nuk bëri foto mbi…

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në studion e “Wake Up” në Top Channel, për të folur për festën e “çmendur” të ditëlindjes.

Ajo tregoi se e ka organizuar vetë të gjithën dhe se kishte si qëllim që “bananet, vaska dhe shkrimi bakllava e kadaif” të identifikonin rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Ky ka qenë një vit i suksesshëm me të mirat dhe të këqijat e veta. Big Brother VIP la shumë tek unë. Mendova të vendosja ato që ishin gjërat më kryesore që më udhëhoqën në rrugëtimin tim, bananet, vaska dhe bakllava e kadaif. E menduam me ujë vaskën dhe me shkumë. Doja tu thosha të gjithëve futuni, po nuk e kishin këtë guxim. Asnjëri nuk bëri foto mbi banane. Të çmendeshim pak nga të gjithë do ishte mirë”, u shpreh aktorja e njohur.

Teksa u pyet në lidhje me komentet e bëra në rrjetet sociale për festën e saj, ajo u shpreh se “asnjë nuk ka të drejtë a paragjykojë”.

“Nuk kemi pse të kemi kështu lloj paragjykimesh. Më vonë kur i pashë në rrjetet sociale, kërcimet dhe momentet tona, u kujtova se si nuk u thashë që të mos publikonin asgjë. Isha e fokusuar te ditëlindja, të organizoja një festë aktive. Nuk ka të drejtë njeri të më paragjykojë. Të vjen keq kur në një moment ti kërkon të jetosh dhe të tjerët të paragjykojnë”, tha Monika Lubonja.