Së shpejti me projektin e ri/ Këngëtarja zhurmuse FIFI nuk harron të flas dhe për… (VIDEO) – AlpeGossip
Së shpejti me projektin e ri/ Këngëtarja zhurmuse FIFI nuk harron të flas dhe për… (VIDEO)

Së shpejti me projektin e ri/ Këngëtarja zhurmuse FIFI nuk harron të flas dhe për… (VIDEO)

Edhe pse nuk ka edhe shumë kohë që i është futur tregut muzikor, ajo konsiderohet një prej këngëtareve shqiptare më të veçanta.

“Zhurme”, “Nanush 1” dhe “Nanush 2”, këngë këto që u lansuan në një periudhë shumë të shkurtër kohore, e vulosën suksesin e Fifit në muzikë, transmeton emisioni Express në KTV.

Se si do të jetë kënga e saj e radhës, më së miri e tregon vet kantautorja.

“Kus Kus” dhe “S’nuk”, dy bashkëpunime këto që rezultuan mjaft të suksesshme, duke treguar se edhe në duete qëndron mjaft mirë, kanë bërë që Fifi të mendojë edhe për bashkëpunime të tjera që tashmë janë vendosur.

E shohim duke eksperimentuar me zhanre të ndryshme muzikore, përveç tjerash është adhuruese e madhe e muzikës popullore, por në cilin zhanër hyn saktësisht muzika e Fifit?

Nga Kosova por aktualisht jeton në Shqipëri, kush më mirë se ajo mund të tregoj se çfarë po kultivohet sot në muzikën shqiptare?

Paragjykimet për peshën e përcjellin çdo ditë. Ajo thotë se pikërisht këto paragjykime dhe komentet e shumta kanë ndikuar që pesha t’i bëhet kompleks.

E, rruga për t’u dobësuar ka filluar për Fifin, madje shumë seriozisht.

Ajo se çfarë dimë me siguri është që vera do të jetë shumë e nxehtë për Fifin, fillimisht me dy projekte solo e pastaj me bashkëpunime, duke hyrë kështu në grupin e këngëtareve më aktive aktualisht.