“NË MOSHËN 30 VJEÇARE DO BËJ FËMIJË”/ Fifi shfaqet e vendosur për të ardhmen e saj – AlpeGossip
“NË MOSHËN 30 VJEÇARE DO BËJ FËMIJË”/ Fifi shfaqet e vendosur për të ardhmen e saj

“NË MOSHËN 30 VJEÇARE DO BËJ FËMIJË”/ Fifi shfaqet e vendosur për të ardhmen e saj

Pavarësisht karrierës së suksesshme që dëshiron të ketë çdo femër që e aspiron atë, një tjetër ‘ëndërr në sirtar’mbetet edhe krijimi i një familjeje. Shumë këngëtare shqiptare apo të huaja janë bërë nëna para moshës 30-vjeçare, me apo pa një mashkull në krah.

E ftuar në “Pop Culture”sot ishte këngëtarja Filloreta Raçi, e cila foli për detaje të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe personale. E pyetur nga moderatori Kelvi Kadilli se ku e mendon veten pas 5 vitesh, Fifi tha:

Në moshën 30 vjeçare e mendoj veten me fëmijë.” Ajo shtoi më tej se edhe nëse nuk do të kishte një mashkull në krahë, do të sillte në jetë një fëmijë me anë të metodave të ndryshme. Në fund të fundit, në ditët e sotme mjekësia ka avancuar dhe gjithçka është e mundur!